Rreth Nesh

HAREA TRAVEL

Harea Travel është Kompani Transportuese me seli në Suharekë - Kosovë.

Kompania operon një numër të konsiderueshëm linjash autobusi duke ruajtur nivelin më të lartë të mundshëm të cilësisë për pasagjerët .

Harea Travel e bazon biznesin e saj në besueshmërinë dhe përpikmërinë e orareve të nisjeve, mirëmbajtjen e rregullt të lartë të flotës ( automjeteve ) dhe sigurisht kënaqësinë e udhëtarëve me shërbimin që u ofrojnë çdo ditë.

Përveç shërbimit të rregullt të pasagjerëve, kompania ofron edhe mundësinë e marrjes me qira të autobusëve për raste të ndryshme, nëse aktualisht kanë automjete në dispozicion.

Pasi që logoja e kompanisë Harea Travel është qartë e dukshme në të gjithë autobusët, ju nuk do të keni vështirësi në gjetjen e autobusit në stacion ose gjatë pushimit.

Në platformën www.harea.travel mund të kërkoni nisjet e Harea Travel për të gjetur çmimet dhe oraret më të mira të udhëtimit që i përshtaten nevojave dhe planeve tuaja të udhëtimit. Nëse keni pyetje ose shqetësime të mëtejshme në lidhje me informacionin mbi itineraret, nisjet dhe çmimet e Harea Travel, ju lutemi kontaktoni ekipin e Shërbimit të Klientit i cili do t'ju përgjigjet brenda disa minutave nga marrja e kërkesës suaj.

Ajo që e radhit Kompaninë Harea në mesin e ndërmarrjeve më të suksesshme jo vetëm në vend por edhe në regjion është:           

-Stafi profesional,           

-Flota e autobusëve të standardit Europian,          

-Emri i krijuar në tregun e turizmit dhe transportit, 

-Numër i madh i bashkëpuntorëve  në vend dhe jashtë vendit. 

Ne vazhdojmë me moton :  Klientet e kënaqur, reklama jonë më e mirë!